Një person, sigurim i shkollës në fshatin Gradicë të Gllogocit, është ankuar në polici se një ish-nxënës, 16-vjeçar, ishte kanosur me thikë.
Palët janë dërguar në stacion dhe pas inicimit të rastit, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Gradicë, Gllogoc 06.09.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, sigurim në shkollën e fshatit, ka njoftuar policinë se është kanosur me thikë nga i dyshuari kosovar 16 vjeçar ish-nxënës i shkollës. Palët janë sjellë në stacion dhe pa inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.