Platforma më e madhe e prodhimeve kinematografike do të flas shqip. Kështu ka zbuluar mbrëmë në formatin e ri të vallëzimit “Dance with me”, shougirl-i shqiptar, Arbnora Ademaj.
Ish-miss Kosova, e cila tashmë po ndërton me sukses karrierën në Turqi si aktore, do të jetë pjesë e një filmi që do të publikohet edhe në “Netflix”.
Detaje tjera rreth saj nuk ka bërë të ditura përpos që do të ketë momente kur ajo do të flas edhe në gjuhën shqipe.
Në premierën e spektaklit të së hënës në “Dance with me”, Ademaj zbuloi se ka anuluar edhe dy projekte tjera atje për të qenë pjesë e formatit të RTV Klan./Neutral