Melisa dhe Andi ishin çifti më jetëgjatë i “Për’puthen”, të cilët pas shumë uljeve dhe ngritjeve i dhanë fund përfundimisht para rreth 7 muajsh.
Dyshja vazhdojnë të komentohen akoma sa i përket lidhjes së tyre por edhe romancave të reja të mundshme pas ndarjes.
Por teksa mediat dhe ndjekësit vazhdojnë t’i komentojnë Andi thotë se e ka harruar tashmë Melisën.
I ftuar në Shqipëria live ai tha se është pishman për lidhjen me të dhe eksperiencën televizive.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”.
Tutje Andi konfirmoi edhe romancën e re duke mos zbuluar detaje por vetëm se vajza nuk i përket botës së televizionit.
“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”.
Andit mes tjerash iu shfaq në ekran edhe lajmi se ish e dashura e tij është në lidhje dashurie me reperin Majk, por ish-konkurrenti tha se kjo nuk i intereson dhe nuk i jep kurfarë ndjesie.