Albani befason Miriamin me një makinë luksoze për ditëlindjen e saj

Miriam Cani ditën e djeshme (30 maj) ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të.

Këngëtarja e njohur mori urime të shumta, por padyshim ishte Albani ai që u kujdes që kjo ditëlindje të mbetet e paharruar për të.

Ai i bëri një dhuratë luksoze Miriamit duke i blerë një veturë.

Ka qenë këngëtarja që përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar befasinë dhe dhuratën që mori.

“Më shumë nga ç’prisja për ditëlindje. Alban Skënderaj rrallë bën dhurata por kur bën i bën tamam”, ka shkruar ajo.

Çifti janë bashkë prej shumë vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Ata kanë arritur që jetën e tyre private ta mbajnë sa më larg fansave dhe nuk janë përfolur ndonjëherë sa i përket ndonjë detaji që lidhet me lidhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *