Aksident trafiku në Drenas, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh afër shkollës në Llapushnik të Drenasit, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa që të katër janë bartur me autoambulancë drejt emergjencës.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se në këtë pjesë të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, ka shpesh aksidente rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *