Aksident i rëndë në Shqipëri: Përplasen dy makina, 8 të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelene në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se nga përplasja e dy automjeteve tip “Benz” dhe “Renault” janë plagosur rëndë 8 persona.

Në media raportohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *