Aksident me fatalitet në rrugën Skenderaj -Klinë, ndërron jetë 29-vjeçarja

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Në i tillë ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë në fshatin Rakinicë., ku për pasojë ka ndërruar jetë 29-vjeçarja, drejtuese e makinës.

Ajo kishte marrë lëndime të rënda dhe vdiq në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *