Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por zyrtarët janë shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.”
Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.
Ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf.
Një banor tha “Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.
Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.