A do të marr pjesë Getinjo në Big Brother VIP Kosova?!

Klan Kosova ka lajmëruar se me 5 dhjetor nis transmetimin edicioni i parë i reality show Big Brother VIP.

Tashmë janë kuptuar se ky program do drejtohet nga Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi e opinionist do të jetë Olti Curri.

Vipat do jenë në garë për vlerën 200 mijë euro, e ndër residentët e shtëpisë së Big Brother u përfol se do të jetë Getinjo.

Por, artisti ka thënë se “portalet po e dinë e unë spo e di”.

Por, kjo mund të jetë një lojë për të larguar vëmendjen për shkak të kontratës.

Nga disa burime të ndryshme pranë produksionit është kuptuar se Getinjo ka qenë ndër të parët që e ka pranuar ftesën për këtë aventurë, e madje ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Mos pjesëmarrja e tij mund të kuptohet vetëm nëse ai është tërhequr më pas./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *