Policia e Kosovës ka ndaluar në kufi, përkatësisht në Jarinjë një shtetas serb.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani, ka thënë se i njëjti është ndaluar për veprën “fotografim i paautorizuar”.
“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.