Prishtinë: 28-vjeçari ushtron dhunë ndaj nënës dhe i kërkon para, intervenon Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur të dielën në një familje në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bazuar në dëshminë e prindërve dhënë organeve të hetuesisë, 28-vjeçari dyshohet se i ka bërë presion viktimës, duke i kërkuar të holla e madje duke e demoluar edhe shtëpinë.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar nëna e ka raportuar rastin në Polici dhe ka shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur. 

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedurat e tjera.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *