Partia serbe e ekstremit të djathtë miraton deklaratë për “okupim” të Kosovës

Këshilli Kryesor i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (Novi DSS) që udhëhiqet nga Millosh Jovanoviq, kanë miratuar një të ashtuquajtur Deklaratë mbi Kosovën, ku kërkojnë “deklarim formal të okupimit të Kosovës” nga Serbia.

Këtë deklaratë që e ka lexuar agjencioni serb i lajmeve Beta.rs, siç e citoi KoSSeV, thuhet që Novi DSS, “Politikat rreth Kosovës nga autoritetet në Beograd kanë pësuar thyerje të plotë” për çka kërkohet “deklarimi i okupimit të asaj pjese të territorit për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe flagrante të Rezolutës 12/44”.

Gjithashtu në atë deklaratë kundërshtohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, për të cilat shprehen se janë “marrëveshje absolutisht antikushtetuese dhe të karakterit antishtetëror” dhe se si të tilla “janë null dhe të pavlefshme”.

Pranimi i marrëveshjeve të lartpërmendura nga zyrtarët dhe funksionarët shtetërorë serbë përfshin jo vetëm përgjegjësi historike dhe politike, por edhe penale. Ndaj të gjithë autorëve të këtyre veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë do të zhvillohen procedura të duhura gjyqësore, të dënohent më rëndë në përputhje me dispozitat e Kodit Penal”, thuhet në dokument.

Kjo parti udhëhiqet nga ekstremistë të djathtë, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë rreth 5% të votave, dhe do të kenë 14 ulëse në Parlament të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *