“Nuk kemi qenë të njoftuar, po e hetojmë”: Presidenca reagon lidhur me biografinë e Jakup Krasniqit në faqen zyrtare

Pas raportimit lidhur me biografinë e Jakup Krasniqit në faqen zyrtare të Presidencës, kanë reaguar këta të fundit.

Egnesa Vitia nga kabineti i presidentes Osmani kanë thënë në një reagim, se presidentja nuk ka qenë e njoftuar e as e konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin e faqes zyrtare.

“Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”, thuhet në reagim.

Ajo ka thënë se po hetohet kush ka ndërhyrë, pasi te pjesa e Jakup Krasniqit shkruhej se “është arrestuar për krime lufte e krime kundër njerëzimt”.

Reagimi:

Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës.

I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *