Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e saj.
Sipas policisë, shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me të vëllanë, i ka djegur makinën shtetasit K.S, 42 vjeç në Durrës.
Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
Në kërkim u shpall shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, vëllai i D.S si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.