Partnerja e Shpat Kasapit, pak javë më parë shqetësoi ndjekësit duke treguar se gjendja e saj psikologjike nuk është aspak e mirë.
Selvija bëri një postim në Instagram ku i kërkonte falje të birit 2 vjeçar për gjendjen e saj.
Pas një 2023-shi aspak të qetë, Selvija dhe Shpat Kasapi kanë marrë një vendim. Ata po shpërngulen nga vendi.
“Një fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja”, shkruan Selvija./vizionplus.tv