Pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdare, kanë shkuar mbi nëntë orë. Ndërkaq, për të hyrë në këtë pikë ato zgjasin rreth pesë minuta.
Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje deri në katër orë ka në Mutivodë, ndërsa në Bërnjak deri në 1 orë e 20 minuta.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.
Kolona në Merdarë është 3 mijë e 500 metra, në Mutivodë 500-600 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë kolona është 300 metra.