EKSKLUZIVE: Neutral sjell draft-statutin e plotë të Asociacionit (DOKUMENT)

Kosova, përfundimisht do të bëhet me Asociacion të komunave me shumcë serbe. Kështu është vendosur në draft-statutin i cili iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shkruan Gazeta Neutral.

Përmbajtja e këtij draft-statuti u mbajt i fshehtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke mos e publikuar për opinionin, derisa garantonte se nuk është i njëjtë me atë të vitit 2013-të dhe 2015-të, të cilat i kundërshtonte kategorikisht. Madje, kishte mbajtur edhe protesta të përgjakshme.

Ky Draft -Statut që e ka siguruar  Gazeta Neutral është një dokument në gjuhën angleze me 32 faqe dhe 45 nene dhe iu prezantua Kosovës dhe Serbisë.

Në draft-statut të Asociacionit flitet për legjislacion, shëndetësi dhe ekonomi.

Në nenin 2 të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të pranuar nga Albin Kurti, për ta argumentuar statutin thuhet se serbët e kanë këtë të drejtë bazuar mbi “të banuarit në Kosovë me shekuj”.

Në Nenin 25, pika 1 dhe 2 e bëjnë të qartë që katër komunat Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zvecani do të kenë policinë e tyre.

Sipas asaj që shkruhet në draft-statut, Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës do të jetë i përzgjedhur nga lista e nominimeve të paraqitura nga Asociacioni.

“1. Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës që mbulon katër komunat veriore (Severna Mitrovica/Mitrovica e Veriut, Zveçan/Zveçan, Leposavig/Leposavig dhe Zubin Potok) është përzgjedhur nga lista e nominimeve të paraqitura nga Asociacioni. 2. Kryetarët e këtyre komunave përpilojnë listën e emërimeve”, përfundon citimi.

Si e kishte kundërshtuar Kurti themelimin e “Zajednicës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *