Eva Tavo, vajza e ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në moshën 30-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti Tavo, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se këto janë fjalët më të vështira që ka shkruar në jetën e tij.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo”, shkroi ai.