Aktorja Catherine Zeta-Jones (54) ka uruar bashkëshortin e saj Michael Douglas (79) për 23 vjetorin e martesës me një postim emocionues në llogarinë e saj në Instagram.
Edhe pse publiku nuk e parashikoi jetëgjatësinë e lidhjes për shkak të diferencës në moshë, ky çift tregoi se dashuria e tyre është e fortë.
Aktorja ka ndarë foto nga dasma e tyre, si dhe momente të tjera të rëndësishme të jetës së tyre së bashku.
“Sot festojmë 23 vjet martesë. I dashur Michael, Çmimi Nobel për Paqen ju pret. Të dua… nga bashkëshortja jote e dashur, fituesja e Medaljes së Nderit të Yllit të Artë”, ka shkruar Zeta-Jones në postim.
Ata kanë së bashku dy fëmijë, djalin Dylan (23) dhe vajzën Carys (20).