Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Ani” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin Markel Goga.
Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari me producim nga Fatjon Miftari.
Për miksimin dhe masterizimin u kujdes Johan Bejerholm, ndërkohë që videoja iu besua Sekuencë.
Artistja me origjinë nga Maqedonia po ashtu ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip.
Ky projekt i tyre besohet se do të pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe reagimet e para qenë tejet pozitive.
Tuna viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse e fokusuar më shumë në jetë personale.