Katër persona janë arrestuar për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9 mm, një gëzhojë dhe 13 fishekë.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor dhe sulm”.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.