Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Karel Schwarzenberg, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Çekisë.
Hoti e ka përshkruar atë si mik të madh të Kosovës.
”Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë”.
“Republika e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë është mbështetur fuqishëm nga miqtë sikur Schwarzenberg dhe si i tillë ka mirënjohje të veçantë nga vendi ynë. Prehu në paqe Karel Schwarzenberg”, ka shkruar Hoti në Facebook.