Rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovë, përpos rritjeve të çmimeve në gjërat ushqimore nuk mbeten pa u rritur edhe çmimet e derivateve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka deklaruar për Neutral.al se trendi i çmimeve të derivateve është në rënie.
“Sa i përket rritjes së çmimit të naftës dihet se çmimin e cakton berza dhe organizata prodhuese OPEK. Çmimi i derivative është në rënie. Çmimet e derivative janë në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe berz ka prodhim të shtuar nga organizata prodhuese OPEK dhe kjo reflekton edhe tek ne në Kosovë”, tha Berjani.
Tutje, Berjani ka nënvizuar se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim dhe se nuk mundet ta parashikojë sepse ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare.
Përndryshe, çmimet e naftës në Kosovë sllen rreth 1.44 euro – 1.49 euro nafta. dhe 1.36 euro -1.42 euro benzina.
Në pikat e derivateve në Shqipëri një litër naftë është 1.87 cent ndërsa 1.49 cent benzina.
/Gazeta Neutral.al/