Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.