Fiona Gllavica, aktorja e njohur shqiptare është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arbnor Pacolli, janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Elena.
Ylli i serialit “Çka ka shpija” vlen të ceket se ka edhe një djalë, Dukë, që e solli në jetë tri vite më parë.
E njëjta u martua në korrik të vitit 2019 në një ceremoni luksoze të organizuar në Prishtinë.
Ajo ndërkaq po vazhdon angazhimet me projekte filmike si dhe në serialin vendor, “Çka ka shpija”. Për publikun shqiptar u bë më e njohur për rolin e Pajtesës.