Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke akuzuar ministren në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për zhdukjen siç thotë të historikut në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak, e ku i kanë lënë vetëm të Glauk Konjufcës dhe vetë Gërvallës.
Për këtë ajo fajëson edhe kryeministrin Albin Kurti, se paralajmërimi për zhdukjen e opozitës që e th para ca ditësh tashmë është duke ndodhur, raporton gazeta Neutral.
Këtë veprim Çitaku e ka quajtur si sjellje të mjerueshme dhe marrëzi që po e bënë partia në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe asaj ‘GUXO’.
Ndërsa në fund ka shtuar se “Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”.
Statusi i Plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).
“Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.
Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi. Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023. /Neutral