Shkatërrohen armët ilegale që u janë konfiskuar qytetarëve nga Policia e Kosovës

Asgjësimi i tyre është bërë në kuadër të Programit Kosovar për Siguri, në bashkëpunim me UNDP.

Zyrtarë të UNDP-së dhe Policisë së Kosovës theksuan se sa e nevojshme është që të ketë një ambient të sigurt për qytetarët, duke potencuar se përdorimi i tyre cenon sigurinë.

Procesi i shkatërrimit përfshin shkrirjen e mbi 1500 armëve të llojeve dhe kalibreve të ndryshme, të konfiskuara nga operacione te ndryshme të Policisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Armët e shkrira do të shfrytëzohen për prodhimin e kapakëve të pusetave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *