Dogana për 8 muaj mblodhi 1 miliard euro

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro.

Sipas njoftimit, të hyrat e këtij viti janë 71 milionë euro më shumë se vitin 2022, apo 7.62 për qind më tepër, duke shënuar rekord të ri.

“Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Dogana tha se sukeset janë rezultate të përpjekjeve dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *