Shpallen fajtorë dhe dëbohen nga Kosova dy serbët që u arrestuan për trazirat në veri

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u dënuan me nga gjashtë muaj burg i cila u është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 7 mijë eurove, për sulmin ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e mediave.

Siç raporton RTK tyre po ashtu ju shqiptuan dënime plotësuese, “dëbimi tyre nga territori i Kosovës dhe ndalim për tre vjet për të hyrë në Republikën e Kosovës.”

Pala mbrojtëse deklaroi se nuk do të paraqesin ankesë, dhe pranuan qysh sot t’i paguajnë dënimet e parapara me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues,Vesel Latifi.

Po ashtu, Ivan Sekuliq për veprën penale “armëmbajtje pa leje” gjykata i shqiptoi gjobë në shumë prej 2,000 eurosh, me një dënim unik prej 9 mijë eurove. Ata dje kanë pranuar fajësinë në gjykatë!

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, ishin arrestuar në fund të majit në pikën kufitare në Jarinë.

Sipas Porkurorisë, Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq fillimisht kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit, në atë mënyrë që me datën 30.05.2023, në pikë kalimin kufitar në Jarinë, komuna e Leposaviqit, fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar.

Po atë ditë me ç’rast protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën (tridhjetë) 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite.

“…., të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë, mirëpo, të njëjtit janë ndalur nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës së Kosovës dhe kështu është pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *