Për çdo serb të vrarë ne do të vrasim 100 myslimanë”, kishte thënë Aleksandar Vuçiq (presidenti aktual serb) në korrik të vitit 1995, vetëm disa ditë pasi u masakruan mbi 8000 myslimanë nga ushtria kriminale serbe në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Që nga ajo kohë, Vuçiq asnjëherë nuk ka kërkuar falje, madje ka shkuar aq larg saqë e ka mohuar gjenocidin e kryer nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Derisa gjenocidi i tmerrshëm ishte në ditën e nëntë, më 20 korrik 1995, një Vuçiq sfidues i tha botës:
Ejani të na bombardoni, vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë. Dhe pastaj do të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare guxon të sulmojë pozicionet serbe dhe ta trajtojë popullin serb në këtë mënyrë”.
Vuçiq aktualisht është president i Serbisë, i cili kohë pas kohë flirton me Rusinë, në kohën kur ajo është duke e zhvilluar agresionin e saj në Ukrainë. /Dukagjini