Ekziston një sens konkurrence mes më të mirëve. Në mos e dukshme dhe e nënvizuar, e heshtur. Njerëzit shpesh kanë qejf të vendosin në peshore më të mirët dhe i tillë është edhe rasti i Dafina Zeqrit dhe Elvana Gjatës.
Padyshim dy nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare dy dekadat e fundit. Dy artistet shpesh janë krahasuar dhe është dukur sikur ka xhelozi ose gjëra që nuk shkojnë mes tyre. Postime të ndryshme në mediat sociale kanë interpretuar si ironizime për njëra-tjetrën teksa kohë më parë bëri xhiron e rrjetit një koment që Dafina shkëmbeu me një fans i cili shkruante: “Ligji është bërë nga Dafina, ligj të cilit i nënshtrohet Elvana. Nuk kam asgjë kundër Elit, por Dafina është nana, vuj vuj vuj, ndërsa Elvana është ujë, uji është ujë. Dmth. Deshi apo s’deshi Elvana duhej t’u bindej ligjeve te Dafines. Plus stilet në veshje, lirshmëria, të kënduarit në dialektin gegë (sepse Dafina është e para që ka thyer paragjykimet për dialektin gegë, ka ndrydhur paragjykimet) dhe Elvana patjetër i është nënshtruar këtij ndryshimi që ka sjellë Dafina.”
Sipas personit në fjalë, “Dafina shërbeu si motiv për këngëtaret e reja me moton ‘Sky is the Limit’ dhe ato pas gjithë paragjykimeve që patëm si popull, fituan vetëbesim dhe rrugëtuan karrirë ndërkombëtare, siç e kemi Era Istrefin, Dhurata Dorën, Kidën e plot të tjera…” Dafina duket se e mbështeti publikisht, sepse i ktheu koment duke shkruar, “Të dua! Ju dua! Fjalë të mëdhaja, një mesazh që kurrë s’do ta harroj!”.
E gjithë kjo zullumahi më në fund ka marrë një përgjigje nga dy artistet që kanë shkrirë akullin mes tyre në mediat sociale. Ka qenë Elvana ajo që ka treguar mbështetjen e saj për projektin e ri të Dafinës me Yllin, sigurisht ky i fundit është bërë shkak i ksaj sepse ka raporte të ngushta me të dyja.
E teksa ka shpërndarë videon në Instagram Elvan aka bërë tag edhe Dafinën. Postimi është rishpërndarë edhe nga kjo e fundit duke na dhënë sinjalet e para se mes tyre nuk ka asgjë që nuk shkon.