Jamie Foxx xhirohet në publik për herë të parë pas daljes nga spitali, ja si është gjendja e tij

Aktori amerikan, Jamie Foxx, edhe pse ka një muaj që është liruar nga spitali, vetëm së fundmi është shfaqur në publik.

Pasi ishte sëmurë në xhirimet e filmit “Back In Action” në prill të këtij viti, mediat kishin raportuar se shëndeti i tij po përkeqësohej.

Megjithatë, Foxx doli nga spitali në muajin maj duke thënë se gjendja e tij shëndetësore kishte qenë vërtet kritike, porse ishte rikuperuar me sukses. Ende nuk dihet se për çfarë sëmundje dhe gjendje shëndetësore bëhet fjalë, gjë që e ka shqetësuar edhe më shumë opinionin.

Sidoqoftë, 55-vjeçari është parë ditët e fundit teksa po lundronte në lumin Chicago, ndërsa në varkë ishin të pranishëm edhe miqtë dhe familjarët e tij.

Foxx shpejt i vuri re fansat dhe fotoreporterët në anën tjetër dhe vendosi t’i përshëndesë ngrohtësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *