Janë çifti më i dashur për publikun dhe më i komentuar i showbiz-it.
Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën të cilët sot kanë festë, pasi Ledri ka ditëlindjen, shkruan gazeta Neutral.
Ata ndodhën në pushime dhe po kalojnë çaste të lumtura së bashku.
Urimi që Sara i bëri Ledrit mori të gjithë vëmendjen e publikut.
Ajo zgjodhi të ndajë foto që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri tani që janë dhe prindër të një vajze.
“Urime ditëlindjen shoku im i ngushtë”, ishte mbishkrimi i saj.
Disa nga fotot që Sara ka ndarë me publikun: