Ditën e djeshme besimtarët myslimanë festuan Kurban Bajramin.
E, për këtë festë nuk munguan edhe nejat me këngëtarë të mirënjohur në diskoketa, shkruan gazeta Neutral.
Mbrëmë performoi në Ferizaj në ‘Diamonds Club’ artisti i mirënjohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Labinot Tahiri.
Nga videot të cilat ai ka publikuar, siç duket e paska ‘kallë’ nejën dhe të gjithë e dimë se aty ku Labi këndon atmosfera nuk mungon.
Gjithashtu, ai tha fjalë të mira për qytetin e tij Ferizajin.
“Ferizaj themeli i karrierës sime!. Asnjëherë nuk më kthyet shpinën dhe pas jush e gjithë shqiptaria nëpër mbrëmjet e mia”, shkroi ai.