Termokos vazhdon furnizmin me ngrohje edhe pas 15 prillit

Termokos” ka përcjellë temperaturat e ajrit ditëve të fundit dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim, ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit.

Në njoftim thuhet se bazuar në kërkesën e kryeshefit ekzekutiv, Fisnik Osmani vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” dhe është në kordinim të plotë me KEK-un.

Zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me “Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje”, thuhet në njoftim.

Sipas “Termokos”, furnizimi me ngrohje ditëve në vazhdim do t’iu përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *