Familjarët e ngusht të ish-presidentit Hashim Thaçi, i biri Endriti dhe bashkëshortja Lumnija, janë parë sot në marshin për drejtësi.
Në këtë marsh, ai dhe nëna e tij përsëritën gjestin e famshëm të Thaçit. Përshëndetjen me gishtin tregues.
Me emocione të shumta ata marshuan shesheve të kryeqytetit së bashku me mijëra pjesëmarrës, teksa kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Teksa pjesëmarrësit po brohorisnin emrin e ish-presidentit Thaçi, Endriti u pa teksa nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lotë.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis nesër më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë
/Insajderi/