Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Unazë të Re kur një person me iniciale P.M. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një qytetar ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.
/dritare.net/