‘Financat janë kthyer në binarë’, Hoti i reagon ashpër ministrit Murati

Dje, ministri i Financave, Hekuran Murati, shkroi se financat e shtetit janë “kthyer në binarë” dhe se “thesi i shqyer është qepur”, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor “në nivel rekord historik”.

Por, një gjë e tillë nuk shpëtoi pa një reagim të ish-ministrit të Financave, Avdullah Hoti, përcjell Syri.net Kosova

“Është naivitet”, konstatoi Hoti, “që të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike”. Për Hotin, një gjë e tillë “sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”.

“Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *