Pas Berlinit, Lajçak udhëton në Londër për konsultime mbi dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se dje ka qenë në Berlin të Gjermanisë.

E marta ishte intensive siç tha diplomati sllovak pasi ishte e mbushur me takime të ndryshme në Kancelarinë, ministrinë e Jashtme dhe Bundestagun gjerman, të ndërlidhura me procesin negociator.

Ndërkohë, tani ai bëri të ditur se po shkon në Londër të Britanisë së Madhe, për dy ditë konsultimesh rreth dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një dite intensive në Berlin 🇩🇪 dje e mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër 🇬🇧 për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi ai në Twitter.

Kujtojmë se në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite maratonike të diskutimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Palët u pajtuan për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Gjatë javës së ardhshme, kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia, Petar Petkoviq, për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *