a disa ditë që po diskutohet nëse namazi i teravive, që falet vetëm në muajin Ramazan, të falet në shtëpi, apo, në xhami.
E, në lidhje me këtë çështje, ka dhënë përgjigje eksperti i kësaj fushe, Mustafë Bajrami, shkruan Syri Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që thonë që ky namaz duhet të falet në shtëpi, del kundër dispozitave islame.
“Të filozofohet kot rreth namazit të teravive jo duhet mu falë në shtëpi, jo i ka falë Pejgamberi kështu jo ashtu, është papërgjegjësi totale dhe injorancë e kulluar rreth traditës islame. Në fakt, është debat koti. Është përpjekje për të përhapur mjegullnaja në mesin e besimtarëve. Për më tepër, është dalje kundër praktikës së miliarda muslimanëve përgjatë historisë.
Imazhet që i shihni janë të Xhamisë së Madhe në Maroko ku për çdo natë të lume i falin teravitë mbi gjysmë milioni namazli. Njëjtë kështu në mënyrë madhështore edhe nëpër xhamitë tjera anekënd botës” shkroi ai.