Ditë më parë platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 2 prill kanë organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së.
Pas këtij njoftimi Fahrije Hoti nga Organizata e grave të Krushës ka bërë të ditur se do të mbështesë këtë marsh.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme Ferdonije Qerkezi ka ripublikuar, orën dhe vendin ku do të fillojë marshi, gjithashtu është shprehur se liria mbran edhe emrin e katër djemve dhe burrit të saj.
“Lufta për liri është e krejt popullit! Prandaj, Dhimbja dhe liria ime ka emrin: Halim, Artan, Armend, Ardian dhe Edmond”, ka shkruar ajo në Facebook.
/gazetademos/