Kiara rrëfehet pas daljes, përlotet kur flet për Luizin: Ndjehem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim 

Një ditë pasi u eliminua nga Big Brother VIP Albania, Kiara Tito, ka qenë e ftuar në “Fan Club” për të folur për gjithë eksperiencën që kaloi brenda.

Në nisje të intervistës, moderatorja pa një klip përmbledhës gjatë qëndrimit të saj prej 90 ditësh në shtëpi.

Kjo bëri që prezantuesja të përlotet duke theksuar se ka shumë emocione akoma pasi i kishte harruar disa gjëra që kanë ndodhur.

Ajo tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh bukuroshja e njohur.

“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”, vazhdoi mes tjerash Tito.
/afterparty.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *