AVONET ka shprehur shqetësimin për deklaratat e sotshme e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Në këtë rast, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se ata nuk kanë pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkohet reformimi i Këshillit Prokurorial për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit.
Kjo nuk është një qasje e drejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatën e AVONET.
AVONET ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“AVONET kërkon nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Për të ndërtuar një shoqëri të ndershme dhe të barabartë, është e nevojshme që të gjithë institucionet e shtetit të kenë pavarësi dhe të jenë të ndara nga interesat politike dhe ekonomike” thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Deklaratë për media
AVONET shpreh shqetësimin e thellë duke parë dhe përcjellur deklaratat e sotëshme e Ministres së Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.Në këtë rast, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se ata nuk kanë pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkohet reformimi i Këshillit Prokurorial për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit. Kjo nuk është një qasje e drejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Në vend që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë, ata po kërkojnë t’i nënshtrohen Këshillit Prokurorial dhe sistemit gjyqësor ndërhyrjeve të paligjshme.Ky është një shkelje e rëndë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe e parimeve të shtetit ligjor.
AVONET kërkon nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Për të ndërtuar një shoqëri të ndershme dhe të barabartë, është e nevojshme që të gjithë institucionet e shtetit të kenë pavarësi dhe të jenë të ndara nga interesat politike dhe ekonomike.Kjo praktikë e krijuar nga reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një precedent shumë i rrezikëshëm për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës!