Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Gllogjan në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, sot kanë shkuar në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e kombit me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Fillimisht, homazhe bëri Konjufca dhe më pas shkoi Kurti bashkë me dy ministrat e tij, atë të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Para tyre në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”në Gllogjan, homazhe bëri edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas homazheve, Kurti pritet të qëndrojë te familja Haradinaj për vizitë.

/GazetaDemos/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *