Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas kritikave ndaj kryeministrit Albin Kurtit për qasjen dhe marrëveshjen bazë Kosovë-Serbi, ka thënë se Kurti nuk e ka transformuar dialogun, por se dialogu e ka tjetërsuar Kurtin.
“Albin Kurti nuk e transformoi dialogun, por dialogu e tjetërsoi Kurtin,”- është shprehur Abdixhiku në Debat Plus.
Ndër të tjera, Abdixhiku ka shtuar se kapërcimet që i ka bërë Kurti në karrierën e tij, janë një transformim radikal.
Kujtojmë se në një përplasje në Kuvend gjatë ditës, Abdixhiku ia ka kujtuar Kurtit edhe vdekjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit, lidhur me kauzat që kishte Vetëvendosje.
“Nëse mendon që më qet prej taktit e më nervozon me ofendime gabohesh shumë. Ta them kështu unë kur shikoj veten në pasqyre nuk e kam barrën që kam vdek njerëzit për kuazën time politike, nuk e kam barrën që e kam kallë një Kosovë të tanë. Nuk e kam barrën që i kam quajtur njerëzit tradhëtar, nuk e kam barrën që i kam hangër krejt qershiat një kah një. Nuk e kam barrë që e kam rrezikuar të ardhmen e vendit,”- ka deklaruar Abdixhiku.