Mediat sot kanë raportuar pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur sot pasdite në një familje në Gjakovë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes. Zjarrfikësit fatmirësisht kanë arritur ta shpëtojnë, por viktima ka pësuar plagë të rënda.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë kanë bërë me dije për Sinjalin se gruaja, e cila është e moshës rreth 40-vjeçare ka pësuar djegie të shkallës së katërt.
Njësia e Zjarrfikësve fillimisht kishte marrë informacion për djegie të një shtëpie, por kur intervenuan u zbulua se bëhej fjalë për një rast mjaft të rëndë.
“Në orën 15:00 e kemi marrë lajmin nga një qytetar, fillimisht si raportim për diegie të një shtëpie. Kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe e kemi pa që situata është ndryshe, kemi hasur në gruan që ia ka vënë flakën vetes. Ka djegie të shkallës së katërt. Aty ka intervenuar një qytetar, por me arritjen tonë e kemi lokalizu zjarrin. Ka ardhë pastaj Policia dhe Ambulanca.”, tha komandanti i Zjarrfikësve