Kurtin e uroi, Vuçiqin e falënderoi: Çfarë iu tha dy liderëve në telefon njeriu i Bidenit?

Derek Chollet, këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe njeriu i afërt i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet dy postimeve në Twitter ku ka thënë se e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për marrëveshjen në Ohër.

Chollet ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë me të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.

“Urova kryeministri Albin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Kosova, tani më afër se kurrë me të ardhmen e saj në BE.”, ka shkruar Chollet.

Ai më tutje ka bërë të ditur se ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të cilin thotë se e ka falënderuar për konstruktivitetin në Ohër.

“Falënderova presidentin Vuçiq për angazhimin konstruktiv në Ohër. Është e rëndësishme të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të zbatuar dhe vendosur rrugën e qëndrueshme drejt normalizimi dhe integrimit në BE. Gjithashtu falënderova Serbinë për riangazhimin me SHBA-në në stërvitjet e mbrojtjes.”, ka shkruar Chollet.

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër të Maqedonisë, marrëveshje kjo e panënshkruar, por që të dy palët kanë marrë zotime për t’i kryer gjatë një periudhe të përcaktuar kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *