Që nga lindja, komunikimi është një ndër mjetet më të fuqishëm që lidh mes vete marrëdhënien prind-fëmijë. E si i tillë, tek fëmija ju zhvilloni disa aftësi të reja; ju i bëni me dije se jeni opsioni i parë për të shprehur atë që ndien, por edhe një shembull (role model) për t’ju ndjekur në vitet e tyre të ardhshme.
Si të zhvilloni një ambient më komunikues mes fëmijës suaj?
-gjeni një kohë për të biseduar (opsionale mund të jetë kohë e ushqimit).
-ndalni pajisjet teknologjike që keni rreth vetes dhe kushtoni vëmendje të plotë fëmijës suaj;
-përdorni gjuhën e trupit për t’i treguar fëmijës suaj se jeni duke e dëgjuar në mënyrë aktive.
-mos e ndërpreni fëmijën tuaj kur ai është duke folur;
-përsëritni pjesë të shkurta të asaj që fëmija juaj ka ndarë me ju (kjo i lë të kuptoni se ju e keni dëgjuar dhe kuptuar atë)
-mos vraponi për të zgjidhur problemin e fëmijës suaj (ndoshta ai ka nevojë vetëm për t’ju dëgjuar)
-inkurajoni fëmijën të flasin për ndjenjat e tyre. /Gazeta Shneta/