Publiku ka vendosur që banori i parë që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova është Bruno Pollogati.
Bruno ishte i nominuar bashkë me të gjithë konkurrentët aktualë të tjerë të BBVK-së, derisa aventura e tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” nuk kishte nisur prej fillimit, por pak javë më vonë.
Ai njihej për karakterin e tij pozitiv, të kënduarit gjatë gjithë kohës dhe qetësinë e tij si personalitet brenda shtëpisë.