Mos e derdhni kurrë ujin e pastave, ja për çfarë mund ta përdorni

Makaronat përgatiten më lehtë se çdo ushqim tjetër. Megjithatë, zakonisht, të gjithë e derdhin ujin në të cilin gatuajnë makaronat.

Por as nuk e keni menduar se çfarë mund të bëni me këtë. Uji në të cilin janë gatuar makaronat është plot niseshte dhe kripë dhe mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

Merrni një filxhan nga uji ku keni zier makaronat, shtojeni te salca dhe më pas përziejeni me makaronat. Përveç kuzhinës, ky ujë ka edhe një qëllim tjetër. Domethënë, kur makaronat gatuhen, niseshteja shpërbëhet në ujë, dhe bimët e duan niseshtenë.

Mineralet në ujë shërbejnë si pleh për bimët, gjë që nxit rritjen më të qëndrueshme dhe afatgjatë. Uji do të stimulojë lëndët ushqyese natyrore që janë tashmë në tokë dhe kjo do të rrisë lagështinë e tokës. Pra, mos ngurroni të ujisni lulet e shtëpisë tuaj me këtë ujë, por duhet të keni kujdes që uji të mos jetë i kripur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *